Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germaini është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët, por edhe nga bashkëlojtarët e tij të rinj.
Superylli argjentinas i dha fund qëndrimit për më shumë se dy dekada te Barcelona duke vendosur të mos e rinovonte kontratën dhe zgjodhi të nënshkruante për klubin francez si lojtar i lirë.
34-vjeçari tashmë i ka nisur stërvitjet me skuadrën e re, porse tifozët duhet të presin edhe një kohë për debutimin e tij.
Mirëpo, niveli i lojës që po tregon në stërvitje është dëshmi për magjinë që do ta shohim në ndeshjet zyrtare me fanellën e PSG-së.
Në një video të publikuar në profilin e klubit në Instagram, shfaqen lojtarët e ekipit parisien duke luajtur në një fushë të vogël.
Lëvizjet marramendëse dhe ndryshimet e pandalshme të ritmit të Messit ‘i çmendën’ shokët e tij të skuadrës. /Telegrafi/