Telegrafi

Messi me bashkëlojtarë priten si heronj në Argjentinë, pas triumfit në Katar

Aeroplani i Argjentinës ateroi në aeroportin ndërkombëtar “Ezeiza” në Buenos Aires, duke dërguar kampionët e botës për në shtëpinë e tyre.

Pas afro 20 orësh udhëtimi, skuadra e Lionel Scaloni mbërriti në kryeqytet ku mijëra tifozë prisnin që të mbërrinin për t’i falënderuar për triumfin në Kampionatin Botëror.

Lionel Messi me bashkëlojtarët e tij, por edhe i gjithë vendin kanë pritur 36 vjet për ta fituar sërish trofeun më të madh në botën e futbollit.

Personi i parë që doli nga dera e avionit ishte kapiteni Messi, duke shtrënguar Kupën e Botës në dorën e djathtë.

Pak më vonë, trajneri Scaloni iu bashkua yllit të ekipit për të zbritur shkallët, së bashku me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio “Chiqui” Tapia.

Pasi lëshuan aeroplanin, lojtarët, stafi stërvitor dhe drejtorët hipën në autobus dhe u dërguan në selinë e ekipit, vetëm disa kilometra larg aeroportit, ku grupi La Mosca Tse-Tse luajti këngën hit “Muchachos”, e cila ka qenë kolona zanore e aventurave të ekipit në Katar. /Telegrafi/