Telegrafi

Messi barazon rekordin e Ronaldos, pas çmimit “The Best” nga FIFA

Lionel Messi vazhdoi të vlerësohej për të arriturat e tij, pasi u shpall lojtari i vitit në botë në FIFA Best Awards në Paris.

Ylli i Paris Saint-Germain kurorëzoi karrierën e tij duke udhëhequr Argjentinën drejt Kupës së Botës së parë që nga viti 1986 në dhjetor dhe fitoi një titull të dytë të lojtarit më të mirë për meshkuj.

Messi, i cili shënoi dy herë në finale kundër Francës, fitoi gjithashtu Topin e Artë në Katar, pasi kishte fituar titullin e Ligue 1 me PSG-në në fillim të vitit.

Lexo po ashtu Fjalët e Messit pas konfirmimit si lojtari më i mirë i vitit 2022 nga FIFA

12 golat e tij në ligë këtë sezon i kanë ndihmuar kampionët në një avantazh prej tetë pikësh në mbrojtjen e titullit të tyre këtë edicion.

Ylli 35-vjeçar mposhti Kylian Mbappen dhe Karim Benzeman për çmimin e lojtarit të vitit nga shtëpia e futbollit botëror.

Lexo po ashtu Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 nga FIFA - hapet rruga për Topin e tetë të Artë

Messi tani ka fituar dy çmime ‘The Best’, që do të thotë se ai është i barabartë me Robert Lewandowskin dhe rivalin e tij të vjetër Cristiano Ronaldon, të cilët gjithashtu janë nderuar dy herë. /Telegrafi/