Site icon Telegrafi

Messi barazon rekordin e Ronaldos dhe Raulit në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi e ka barazuar rekordin e legjendës së Real Madridit, Raul Gonzalez dhe atë të yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldos.

Ylli i Barcelonës me golin e shënuar pas vetëm tre minutash lojë ndaj Slavia Pragës në kuadër të Ligës së Kampionëve, nënkupton se tani ka shënuar ndaj 33 skuadrave të ndryshme.

Ky ishte goli i 113 i sulmuesit argjentinas në garën e madhe të UEFA-së, që nga debutimi që bëri në vitin 2004 ndaj Shakhtar Donetskut.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka barazuar rekordin e Ronaldos dhe Raulit, duke u shënuar 33 skuadrave të ndryshme evropiane.

Messi është përballur me 40 klube evropiane (16 nga vende të ndryshme), derisa ka dështuar të shënojë ndaj pesë: Atletico Madrid, Benfica, Inter, Rubin Kazan dhe Udineses.

Një nga rekordet e mëdha iu thye mbrëmë argjentinasit nga Kylian Mbappe që u bë lojtari më i ri që arrin numrin e 15 golave me vetëm 20 vite, derisa Leo kishte 21 vite. /Telegrafi/

https://twitter.com/psychoclownblog/status/1187083130395648002

Exit mobile version