Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, ka kërkuar që kjo përballje të transferohet nga Buenos Airesi, në qytetin e lindjes së Messit, me qëllim që t’i japë motivim shtesë lojtarit më të mirë në botë.
“Është shumë e veçantë që do të luaj në qytetin tim. Kjo është ndeshja ime- një ‘Clasico’ të cilin Brazili do të mundohet ta fitojë. Nuk ka rëndësi nëse shënoj unë ose ndonjë bashkëlojtar e bën këtë, por ajo që është e rëndësishme është fitorja”.
“E dimë se kjo ndeshje është e rëndësishme dhe ne jemi të bindur se do ta fitojmë”, ka thënë Messi.