Omar Abdulrahman, lojtar 25-vjeçar i Al-Ain dhe i famshëm për shkak të videove të driblimeve të tij, ka shkëlqyer sërish në Ligën e Kampionëve aziatike.
Futbollisti nga Arabia Saudite shënoi një gol fantastik dhe dha një asist për vëllain e tij në ndeshjen e fundit.
Goli i ‘Messit arab’ erdhi pas driblimit të dy kundërshtarëve dhe një goditjeje me të majtën, rrafsh me tokën.
Skuadra e tij fitoi me rezultat 3-0, shkruan Top-channel.
Gol që kujtoi atë të Messit vetëm para pak ditësh, kundër Realit të Madridit.
https://www.youtube.com/watch?v=YawwCBswkQA