Argjentina dhe Paraguai kanë ndarë pikët duke barazuar 1-1 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.
Lionel Messi mbeti i frustruar me gjyqtarin, i cili pasi shikoi VAR-in, i anuloi një gol yllit të Barcelonës.
Messi fillimisht mbeti i tronditur kur në pjesën e parë iu dha një penallti Paraguait, ndërsa pak minuta më parë, një penallti e ngjashme iu mohua Argjentinës.
Messi i dha epërsinë e parë në minutën e 57’, por, gjyqtari pasi shikoi VAR, anuloi golin, pasi gjeti një ndërhyrje të palejuar të shkaktuar 27 sekonda më parë, kur topi ishte akoma në pjesën e fushës së Argjentinës.
https://twitter.com/wilnoticias/status/1327059758898163713
“Ju na vodhët dy herë”, raportohet t’i ketë thënë Messi gjyqtarit pas ndeshjes, duke qenë i nervozuar në vendimet e tij, shkruan Mundo Deportivo.
Messi për pak sa nuk shënoi nga një goditje e lirë 14 minuta më vonë pasi iu anulua goli, por portieri paraguaian Antony Silva arriti të priste topin./Telegrafi/