Telegrafi

Messenger Lite tani edhe në 150 shtete tjera

Facebook ka lansuar aplikacionin Messenger Lite për Android në tetorin e kaluar, mirëpo deri tani mund të përdorej vetëm në pak shtete. Ky version i aplikacionit për chat është më i lehtë se Messenger, që do të thotë se mund të punoj në pajisje me harduer më të dobtë.

Messenger Lite punon me memorie më të vogël dhe ka më pak nevojë për fuqi procesuese për operim. Lajmi i mirë ështe se Facebook ka vendosur më në fund të zgjeroj hapësirën ku mund të funksionoj ky aplikacion.

Lite tani është edhe në 150 shtete tjera, duke përfshirë Gjermaninë, Kolumbinë, Italinë, Vietnamin, Algjerinë, Nigerinë, Perunë dhe Holandën.

Nëse ndjeheni se aplikacioni kryesor i Messenger po ua ngarkon telefonin, Lite është alternativa më e mirë.

Megjithatë, ky version ka mangësi të disa tipareve si Messenger Day dhe efektet e kamerës.