I ndodhur pranë qytetit Sucre në Bolivi, zona e madhe arkeologjike Cal Orck’o është e vendosur në një shkëmb vetëm 5 kilometra larg nga qendra e qytetit.
Ajo ka një pjerrësi prej 73 gradësh, dhe është 80 metra e lartë dhe 1200 metra e gjatë.
E zbuluar në bazë të kompanisë lokale të çimentos, aty gjendet përqendrimi më i madh i gjurmëve të dinozaurëve në botë, transmeton syri.
Gjurmët e dinozaurëve u zbuluan së pari nga minatorët në vitin 1985, por ishte në mes të viteve 1994-98 kur rëndësia e kësaj zone u zbulua plotësisht.