Të veshur në mënyrë tradicionale me kostume tailandeze, këta fëmijë tre vjeçare, të cilët janë binjakë, duken si çdo moshatar tjetër i tyre.
Mirëpo, ajo që jo çdo person mund ta kuptojë duke parë fillimisht këto foto, është se binjakët janë duke u martuar me kërkesën e prindërve, të cilët besojnë se fëmijët e tyre kanë qenë të dashur në jetët e mëparshme.
Motër e vëlla, Teekatat dhe Tawisa Hiranmekawanit, i janë nënshtruar një ceremonie tradicionale në provincën Ang Thong në Tailandën qendrore.
“Ata kanë qenë të dashur në jetë e mëparshme, por janë ndarë nga një tragjedi e tmerrshme. Të dy janë rimishëruar tek binjakët tanë për t’ju treguar “engjëjve” se e duan njëri-tjetrin dhe do të jenë përgjithmonë bashkë”, – janë shprehur prindërit e paditur, bazuar në besëtytnitë e tyre.
Sasi, mamaja e binjakëve u shpreh: “Ata duhet të martohet, ndryshe njëri prej tyre do të vdesë. E bëmë ceremoninë martesore bazuar në besimet tona”, transmeton tema.
Në këtë martesë kanë marrë pjesë familjarët dhe komuniteti në të cilin jetojnë motra dhe vëllai binjak.
“Ishte një atmosferë e këndshme. Fëmijët ishin të qetë dhe të lumtur”, – tha e ëma.