Telegrafi

Mësoni të bashkëjetoni me ndjenjën e pasigurisë

Për më tepër, personat që vuajnë nga ankthi përqendrohen kryesisht tek skenarët negativë të së ardhmes. Shpesh herë ky shqetësim i vazhdueshëm perceptohet si një mënyrë e të qenit në kontroll dhe e bën dikë të ndihet më i sigurt për të ardhmen. E vërteta është që sado që të vrisni mendjen për çka mund të sjellë e ardhmja, përsëri nuk mund ta bëni jetën më të parashikueshme.

Dikush mund të ndihet më i sigurt ndërsa shqetësohet për të ardhmen, por në fakt ky efekt është vetëm një iluzion. Nuk është se mund të parandaloni ngjarje negative thjesht duke menduar për to. Përkundrazi, duke u përqendruar në mendime negative për të ardhmen, të cilat mund të mos realizohen kurrë, nuk shijoni dot të sotmen së bashku me të gjithë gëzimet e saj.

Është e nevojshme për të ulur nivelet e ankthit në jetën tonë që të filloni të punoni dhe të ndryshoni nevojën për siguri dhe për të parashikuar të ardhmen. /Telegrafi/