Telegrafi

Mësoni se kur kishte humbur Barca tri ndeshje radhazi

Barcelona e ka regjistruar humbjen e tretë radhazi në La Liga, gjë që nuk i kishte ndodhur klubit katalunas qe shumë vite.

Valencia fitoi me rezultat 1-2 në Camp Nou dhe humbja e Blaugranëve vjen më e hidhur, pasi ata në mesjavë u eliminuan edhe nga Liga e Kampionëve.

Pikërisht skuadra që i eliminoi nga gara më e madhe evropiane për klube, Atletico Madridi tash ka pikë të barabarta me Barcën dhe do ta sfidojë deri në fund për titull.

Për më shumë, rreziku vjen edhe nga Real Madridi që ka vetëm një pikë më pak dhe gara për titull është më e hapur se kurrë.

Kujtojmë që hera e fundit kur Barcelona i kishte humbur tri ndeshje radhazi në La Liga daton nga shkurti i vitit 2003. /Telegrafi/