Sipas një raporti të publikuar këtë vit, ekonomitë që tani janë në rritje do të dominojnë listën e ekonomive më të fuqishme deri më 2030.
Raporti, i publikuar nga “PricewaterhouseCooper”, gjeti se ekonomitë në rritje si India dhe Brazili do të sfidojnë dukshëm dominimin ekonomik të SHBA-së dhe Kinës, përderisa të tjerët do të mbesin prapa, transmeton Syri.
Raporti i radhit shtetet sipas produktit të tyre të brendshëm global (PPP). PPP është një model i cili përshkruan fuqinë blerëse, pra vlerën e një monedhe të dhënë.
Kjo është lista e shteteve me ekonomitë më të fuqishme deri më 2030 (të gjithë numrat e cituar më poshtë janë në dollarë amerikanë):
Nigeria – 1.794 trilion dollarë
Pakistani – 1.868 trilion dollarë
Egjipti – 2.049 trilion dollarë
Kanadaja – 2.141 trilion dollarë
Spanja – 2.159 trilion dollarë
Irani – 2.354 trilion dollarë
Italia – 2.541 trilion dollarë
Koreja e Jugut – 2.651 trilion dollarë
Arabia Saudite – 2.755 trilion dollarë
Turqia – 2.996 trilion dollarë
Franca – 3.377 trilion dollarë
Mbretëria e Bashkuar – 3.638 trilion dollarë
Meksika – 3.661 trilion dollarë
Brazili – 4.439 trilion dollarë
Gjermania – 4.707 trilion dollarë
Rusia – 4.736 trilion dollarë
Indonezia – 5.424 trilion dollarë
Japonia – 5.606 trilion dollarë
India – 19.511 trilion dollarë
SHBA-ja – 23.475 trilion dollarë
Kina – 38.008 trilion dollarë