Site icon Telegrafi

Mësoni se çfarë në të vërtetë do të ndodhte nëse Koreja e Veriut do të lansonte raketat në drejtim të ishullit Guam (Foto/Video)

Derisa Koreja e Veriut po kërcënon se do të kryej sulme bërthamore në territorin amerikan në Guam, dhe ushtria amerikane është bërë gati për kundërsulm, shumë njerëz kanë filluan të pyesin se çfarë në të vërtetë do të ndodhte nëse këto dy vende do të futeshin në luftë.

Edhe pse arsenali bërthamor i Koresë së Veriut lë shumë për të dëshiruar, autoritet e sigurisë së këtij vendi pretendojnë se posedojnë raketa balistike ndërkontinentale që sipas tyre mund të mbuloj një rreze prej 6 mijë miljeve, dhe gjithashtu po qarkullojnë fjalë se Kim Jong-Un ka zhvilluar sistemin e mini kokave bërthamore që mund të montohen pa problem në këto raketa, transmeton Telegrafi.

Gjatë kërcënimit më të fundit lideri i këtij vendi Kim Jong-un, është zotuar se do të sulmojë ishullin Guam me katër raketa të tipit Hwasong-12, që gjendet vetëm dy mijë milje larg Koresë së Veriut në Oqeanin Paqësor.

Ekspertët besojnë se raketat Hwasong-12 kanë një rreze maksimale prej rreth 3 mijë milje, që do të thotë se përbëjnë kërcënim serioz për Guamin, por pesha e madh e kokave bërthamore mund t’i pamundësojnë të arrijë në cak dhe të godas këtë vend të shumëpërfolur.

Në Guam ekziston baza ajrore e ushtrisë amerikane, rojeve bregdetare dhe afro 6 mijë ushtarëve, kështu që sulmi me raketa në këtë vend do të kishte pasoja katastrofike.

Nëse Koreja e Veriut vërtetë i lason raketat Hwasong-12 në drejtim të ishullit Guam, atëherë ushtria amerikane do të detyrohet të fus në përdorim sistemin mbrojtës kundërajror i njohur si THAAD që është i vendosur në Korenë e Jugut.

Sistemi mbrojtës kundërajror THAAD funksion duke lokalizuar dhe shkatërruar raketat balistike në fazën finale të fluturimit, qoftë brenda apo jashtë atmosferës së Tokës.

Ajo nuk funksionon me koka bërthamore, por përdor dhe mbështetet në “energjinë kinetike” e cila shkatërron efektin e raketave. /Telegrafi/

Exit mobile version