Cristiano Ronaldo u zgjodh nga UEFA futbollisti më i mirë në Evropë me 40 vota.
Në ceremoninë e shortit të Ligës së Kampionëve në Monaco, u zgjodh edhe futbollisti më i mirë në Evropë nga UEFA.
Ishte sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili u vlerësua më së shumti në garën për këtë çmim, duke mbledhur plot 40 veta.
Pas tij ishte sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i kishte plot 32 vota më pak se portugezi, duke marrë vetëm 8 veta.
Ndërsa, i fundit ishte Gareth Bale, i cili përfundoi i treti me vetëm shtatë vota. /Telegrafi/
Totali i votave nga UEFA për futbollistin më të mirë në Evropë:
Cristiano Ronaldo – 40 vota
Antoine Griezmann – 8 vota
Gareth Bale – 7 vota