Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka filluar stërvitjen në stadiumin “Loro Boriçi” para ndeshjes së nesërme (e enjte) ndaj Kroacisë.
Me të zbritur lojtarët në Shkodër është parë një interesim i madh i medieve.
Gazetarët e shumtë janë drejtuar menjëherë drejt stadiumit të qytetit, por ata kanë mundur të ndjekin nga afër stërvitjen vetëm për 15 minuta.
E gjitha kjo pasi stërvitja ishte e paraparë të mbahen me dyer të mbyllura dhe e gjitha kjo ishte lajmëruar më herë edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/