Vazhdimi i tetë i filmit “The Fast and the Fourious”, i titulluar “The Fate of the Furious”, vazhdon të thyejë rekorde shikueshmërie anekënd botës, ndërsa përjashtim nuk bën edhe Kosova.
Për këtë arsye, kinemaja më e madhe dhe më e sofistikuar në vend, Cineplexx Kosova, vjen me 13 orare të ndryshme të shfaqjes së këtij filmi gjatë ditës së sotme (e shtunë).
Duke klikuar KËTU, do t’i gjeni të gjitha oraret në të cilat shfaqet vazhdimi i tetë i filmit të shumëpëlqyer.
“Për shkak të interesimit të madh, sot ju presim me 13 orare të ndryshme për Fast & Furious 8!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kinemasë Cineplexx.
Kujtojmë se Cineplexx Kosova, ka thyer një rekord jo vetëm të kinemasë, apo rekordin lokal – por rekordin mbarë rajonal për premierën e filmit të fundit, “Fast & Furious 8”. /Telegrafi/