Site icon Telegrafi

Mësoni njëherë e përgjithmonë teknikat e grimit: Truqe që të dukeni gjithmonë perfekte! (Video)

Edhe pse në internet mund të gjeni shumëçka, në botën “e bukurisë” të blogistëve ekzistojnë edhe ata të cilët vërtet janë mjeshtër të grimit dhe videot e tyre mund t’ju ndihmojnë

Në vazhdim shikoni 4 video tutoriale nga të cilët do të mësoni atë më të rëndësishmen kur është fjala për grimin, transmeton Telegrafi.

1. Grimi klasik ‘Smokey eye look’

Në video-tutorialin e vet Lisa Eldrigde, për më pak se 10 minuta në mënyrë shumë të thjeshtë ka demonstruar se si me sasinë minimale të produktit mund të arrini përshtypjen e dëshiruar për të gjitha rastet të cilat mund bash secili t’i përsërisë.

2. Teknika të ndryshme të përdorimit të të pudrës

Pudra është produkt i cili na mundëson që dukemi të freskëta dhe të shëndetshme, mirëpo përdorimi i tij megjithatë nuk është edhe aq i thjeshtë. Wayne Goss në video-tutorialin e vet demonstron madje 5 mënyra të ndryshme të përdorimit të pudrës, midis të cilave mund të vendosni për atë që më së shumti ju pëlqen dhe i përshtatet fytyrës suaj.

3. Grimi “No Makeup”

Alaine Davidson në mënyrë simpatike tregon se si vërtet çfarë dukje do të duhej të kishte “No Makeup”. Pa shtresa të tepruara produktesh, mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë e aplikimit me përdorim minimal të brushave.

4. Rritja e buzëve të kuqe

Lisa Eldrigde tregon se si t’i vizatoni dhe zmadhoni buzët të cilat me atë rast të mos duken si përpjekje e dështuar e rikrijimit të trendit të Kylie Jenner kur është fjala për buzët. Për t’u dukur ende natyrshëm, është me rëndësi që të mos e teproni me rikopjimin.

/Telegrafi/

Exit mobile version