Telegrafi

Mësoni nga gabimet e modës

Përveç nëse nuk e keni për qëllim, ja cilat veshje duhet t’i shmangni:

1. Fund me prerje të drejtë
Fund i drejtë është i lejuar vetëm nëse ju përshtatet në mënyrë të përkryer. Nëse, në vend kësaj, është i gjerë në mes ose në gjatësi, do të duket sikur keni veshur thes. Në vend të pamjes elegante do t’ju japë pamje të “tetos”. Ndërsa ajo nuk është ajo çfarë dëshironi, apo jo?

2. Çantë dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë
Në të kaluarën, çanta dhe këpucët thjesht duhet të jenë në të njëjtën ngjyrë. Gjithashtu vlente edhe për ngjyrën e buzëkuqit me manikyrin, por sot nuk praktikohet. Jeni të lirshëm në zgjidhjen dhe bëni kombinime me këpucët dhe çantën. Menjëherë jepni shpirt trendi stilit tuaj.

3. Sete njëngjyrëshe
Përpiquni të shmangni sete si bluzë dhe xhemperë me ngjyrë të njëjtë. Edhe pse duken praktike, nuk ju mundësojnë ta tregoni stilin tuaj. Në vend të setit të uniformuar, kombinoni diçka ndryshe.

4. Këpucë me take të trasha
Këpucët e tilla ishin aktuale dhe moderne në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta. Le të mos jetë ngushëllim rehatia dhe praktikshmëria, ekzistojnë edhe këpucë të tjera që do t’ju përshtaten, nuk janë me take të trasha si këpucët në platformë ose këpucë me take të vogla.

5. Këmisha të mëdha, për meshkuj
Është në rregull nëse kombinoni nga qepjet për meshkujt. Alarmi ndizet kur do të filloni të vishni këmisha që kujtojnë në vitet nëntëdhjetë. Shtojnë edhe plus ndonjë vit.
A keni edhe diçka tjetër të shtoni në listë? Ndani mendimin tuaj në komente. /mn/

/Telegrafi/