Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hapur konkurrimin për zgjedhjet lokale për Maqedoni që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Konkursi është hapur tani për kandidatë të pavarur. Edhe komunat shqiptare deri tani kanë kandidatë të pavarur.
Enver Pajaziti, ish kuadër i BDI-së këtë herë do të garojë si kandidat i pavarur në komunën e Bërvenicës. Deri tani vetëm Pajaziti është paraqitur si kandidat i pavarur.
Kiro Tashkov dhe Jorgo Ognenovski janë kandidat të pavarur për komunën e Manastirit.
Gospodin Poposki konkurron në Vevçani, Toni Gjurovski në Vrapçisht, Jadranka Biban në Debarcë, Boris Davidov në Kavadar, Vladimir Kofçegarski në Karposh, Marijanço Angelovski dhe disa tjerë në komunë rurale.
Kandidimi është i hapur edhe për listat e kandidatëve për Këshillat komunale. Listën e plotë mund ta shihni këtu /Telegrafi/