Duket si një mbledhje mes miqsh, por kjo foto përmban dramë në vetvete.
Këta katër meshkuj janë vëllezër: Dave 68, Ronnie 65, Keith 60 dhe Derek Morris 67 vjeç.
Ata janë ndarë që në fëmijëri pasi ishin jetimë. Por pas plotë 60 vjetësh kanë mundur të rigjejnë njëri-tjetrin.
“Është një gjë e mrekullueshme. Pas shumë peripecish arritëm të gjejmë njëri-tjetrin”, thonë ata, transmeton tema.
Tashmë katër vëllezërit britanikë kanë një tjetër mision: të gjejnë dy motrat e tyre Pauline dhe Patricia, të cilave u është ndërruar emri që në jetimore kur janë birësuar.