Ekzistojnë dallime thelbësore mes aeroplanit të presidentit amerikan Barack Obama, i njohur si Air Force One, dhe atij të zëvendëspresidentit Joe Biden, Air Force Two, shkruan Bloomberg.
Në aeroplanin Air Force Tëo me të cilin udhëton zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, që para pak minutash aterroi në aeroportin Adem Jashari, nuk shërbehet alkool, transmeton Telegrafi.
Të lyer me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë, që të dy aeroplanët (Air Force One dhe Air Force Two) duken si dy balena gjigante, por protokolli i Air Force Tëo është dukshëm më i ndryshëm sesa ai i Air Force One.
Sipas gazetarëve që kanë pasur rastin të udhëtojnë qindra herë me aeroplanin e presidentit Obama, në të shërbehet birrë, verë dhe burbon, derisa në atë të Biden vetëm pije freskuese. /Telegrafi/