Telegrafi

Mësoni detaje për incidentin e mbrëmshëm në Tetovë

Mbrëmë pas mesnatës në rrugën Dervish Cara në Tetovë ka ndodhur një incident ku kanë mbetur të lënduar disa persona kurse njëri është plagosur ndërsa sulmuesi është burgosur dhe do të akuzohet për tentim vrasje.

Zënka ka ndodhur në mes personave I.A (40 vjeç) dhe M.A (35 vjeç) pjesëtar i sigurimit të kafesë ku ka ndodhur incidenti. Të dy janë zënë verbalisht pastaj fizikisht dhe kjo ka përfunduar me të shtëna nga I.A. Dy plumba të krisur, një në qiell dhe një në trupin e M.A.

M.A është dërguar në spital dhe pas intervenimit të mjekëve, është lëshuar për shërim shtëpiap. Personi që krisi me pistoletë është arrestuar.

Ka pasur edhe të lënduar tjerë si pasojë e hutisë dhe frikës gjatë largimit nga kafeneja. /Telegrafi/