Site icon Telegrafi

Mësoni cila ligë ka më shumë të nominuar për më të mirin e vitit nga FIFA

FIFA ka publikuar listën e plotë të 23 futbollistët të nominuar për lojtarin e vitit.

Nga 23 futbollistët e nominuar për çmimin e futbollistit të vitit nga FIFA, La Liga dhe Premier Liga janë kampionatet me më shumë futbollistë në listë.

Kampionati spanjoll dhe anglez kanë nga 10 futbollistë në listë, teksa prijnë skuadrat si Real Madrid, Barcelona dhe Atletico në Spanjë dhe Manchester City, Manchester United dhe Leicester City, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Këta janë 23 futbollistët e nominuar për më të mirin e vitit nga FIFA (Foto)

Pas këtyre dy kampionateve, renditet Bundesliga gjermane që vjen me dy futbollistë, te cilët luajnë nga gjiganti i kësaj lige, Bayern Munich.

Fare në fund vjen kampionati italian, me një futbollistë të nominuar apo më saktë portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon. /Telegrafi/

Lista e të nominuarve të FIFA-s në bazë të ligave:

La Liga                       – 10 futbollistë të nominuar

Liga Premier            – 10 futbollistë të nominuar

Bundesliga                – 2   futbollistë të nominuar

Serie A                       – 1   futbollistë të nominuar

Exit mobile version