Bashkëshorti i përkushtuar, e ka marrë patentën e shoferit në moshën 79-vjeçare, vetëm që ta dërgojë me veturë gruan në spital.
Keith Limbert nga West Yorkshire e Britanisë së Madhe, kishte mbajtur orët e vozitjes si i ri, por nuk hyri kurrë për të kryer testin, transmeton Telegrafi.
Gruaja e tij Anne kishte vozitur gjithmonë veturën, për 58 vite martesë.
Por, Keith u desh të ulej sërish në ulësen e shoferit, pasi gruaja e tij pësoi një sulm në zemër më 2015, që ia ndryshoi jetën tërësisht.
Sulmi e la 79-vjeçaren të paaftë për vozitje, andaj bashkëshorti i saj u desh të mësonte dhe të hynte dy herë në test, derisa e kaloi atë më vështirësi.
Tani ai e vozit gruan për çdo ditë, si dhe e dërgon në spital, ku e merr trajtimin e nevojshëm për kancerin e gjirit, që iu paraqit për të dytën herë para 18 muajsh.
“Bashkëshortja më ka vozitur për 40 vite, nuk e kam ditur sa mirë e kam. Më dërgonte edhe për t’i shikuar garat, ku pija nga një gotë… ose dy” ka thënë Limbert.
Ai është shprehur se ia ka borxh, pasi ajo ishte kujdesur për të, ndërsa tani është koha që t’ia kthejë.
Prindërit e tre fëmijëve dhe gjyshërit e tre nipave, tani që ai ka patentë janë shumë të pavarur dhe nuk kanë nevojë për ndihmën e askujt. /Telegrafi/