Site icon Telegrafi

Mësojeni se ku ka më shumë miliarderë, në Kinë apo SHBA

Numri i miliarderëve në Kinë për herë të parë është më i lartë se numri i miliarderëve në Shtetet e Bashkuara Amerikës, pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike në ekonominë e dytë më të madhe në botë, njoftoi AFP.

Kina tani ka 596 miliarderë, 242 më shumë në krahasim me vitin e kaluar. “Pavarësisht ngadalësimit në ekonomi, kinezët e pasur sfidojnë duke shënuar vitin e tyre më të mirë ndonjëherë”, tha Rupert Hagverf për Harun Raport.

Manjati i pasurive të patundshme Wang Jianlin, ka tejkaluar personin më të pasur në botë, themeluesin e “Ali Baba” .

Wang, i cili themeloi konglomeratin “Wanda”, ka rritur pasurinë e tij me 50 për qind dhe tani qëndron në 34.4 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version