Përfaqësuesja e Kosovës më 12 nëntor zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Do të jetë Kombëtarja e Turqisë që do të mirëpres kësaj here Përfaqësuesen e Kosovës.
Pesë ditë para kësaj ndeshje, përzgjedhësi Albert Bunjaki ka publikuar listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.
Në listën që ka shpalosur Bunjaki, figurojnë 22 lojtarë, dhe vetëm njëri vjen nga Vala Superliga e Kosovës (portieri Bledar Hajdini).
Për ndeshjen me Turqinë, në listën që ka zbuluar sot Bunjaki, janë tre emra të rinj, që vijnë në repartin e mbrojtjes, si Benjamin Kololli, Mergim Vojvoda dhe Fidan Aliti, tri prurjet e reja të Kosovës.
Me të tre këta, dhe 19 lojtarët tjerë të ftuar, vlera e Përfaqësueses së Kosovës sipas ‘Transfermarkt’ është 21 milionë e 500 mijë euro, përcjell lajmi.net.
Lojtari më me vlerë është Arbër Zeneli që vlerësohet 3.5 milionë, i ndjekur nga Rashica 2.75 dhe Valon Berisha me 2.5 milionë euro.
Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Turqisë
Portierë:
Samir Ujkani – 500 mijë euro
Adis Nurkovic – 200 mijë euro
Bledar Hajdini-
Mbrojtës:
Mërgim Vojvoda -100 mijë euro
Benjamin Kololli -600 mijë
Fanol Perdedaj -700 mijë
Leart Paqarada -700 mijë
Alban Pnishi -500 mijë
Amir Rrahmani – 1 milion e 750 mijë
Avni Pepa -150 mijë
Fidan Aliti -250 mijë
Mesfushorë:
Herolind Shala -1 milion e 250 mijë
Alban Meha -1 milion e 800 mijë
Eroll Zejnullahu -900 mijë
Enis Alushi -550 mijë
Valon Berisha -2 milionë e 500 mijë
Milot Rashica -2 milionë e 750 mijë
Arbër Zeneli -3 milionë e 500 mijë
Bernard Berisha- 1 milion e 500 mijë
Sulmues:
Albert Bunjaku -300 mijë
Vedat Muriqi -1 milion