Telegrafi

Mësojeni orën dhe datën deri kur FIFA do të vendos për lojtarët që mund të luajnë me Finlandën

Tashmë dihet koha deri kur mund të pres Albert Bunjaku përgjigje për gjashtë lojtarët e mbetur pezull ende nga FIFA.

E hënë ora 14:00 është momenti i fundit deri kur Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë me veshë drejt FIFA-s.

Për çdo lojtarë që përgjigjja vije para kësaj ore, ai ka të drejtë të futet në fushë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Kosova prezanton fanellat me të cilat do të luajë në eliminatore (Foto)

Sot ka ardhur zyrtarizmi i fundit me Vedat Muriqin, ndërsa edhe për gjashtë lojtarë të tjerë ende nuk dihet.

Lexo po ashtu Celina premton fitore kundër Finlandës

Samir Ujkan, Amir Rrahmani, Herolind Shala, Alban Meha, Milot Rashica dhe Valon Berisha ende nuk kanë marrë dritën e gjelbër që të paraqiten për Kosovën.

Ndeshja mes Kosovës dhe Finlandës zhvillohet të hënë në orë 20:45 në Turku. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kosova në gëzim, FIFA lejon sulmuesin e njohur të luajë kundër Finlandës