Tashmë dihet koha deri kur mund të pres Albert Bunjaku përgjigje për gjashtë lojtarët e mbetur pezull ende nga FIFA.
E hënë ora 14:00 është momenti i fundit deri kur Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë me veshë drejt FIFA-s.
Për çdo lojtarë që përgjigjja vije para kësaj ore, ai ka të drejtë të futet në fushë, shkruan Telegrafi.
Sot ka ardhur zyrtarizmi i fundit me Vedat Muriqin, ndërsa edhe për gjashtë lojtarë të tjerë ende nuk dihet.
Samir Ujkan, Amir Rrahmani, Herolind Shala, Alban Meha, Milot Rashica dhe Valon Berisha ende nuk kanë marrë dritën e gjelbër që të paraqiten për Kosovën.
Ndeshja mes Kosovës dhe Finlandës zhvillohet të hënë në orë 20:45 në Turku. /Telegrafi/