Telegrafi

Mësojeni çfarë moti na pret ditët e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, me temperatura deri në 29 gradë celsius.

Sipas parashkimit të Prishtina Weather, zonat anticiklonike që janë shtrirë mbi rajonin tonë, do të vazhdojnë të mbesin të pranishme edhe ditëve të fundit të muajit gusht.

Ndërkohë nga veriperëndimi i kontinentit një front i ftohtë, nga mesi i javës pritet të depërtojë mbi rajonin tonë duke sjellur mot më jostabil, transmeton Telegrafi.

Në fillim të javës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa nga dita e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët, ku në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten edhe reshje lokale shiu me bubullimë. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish shfaqen tendenca për mot të kthjellët dhe me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat do të mbesin rreth vlerave mesatare, duke pësuar një rënie të lehtë ditën e enjte. Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 27C deri në 29C.

Era do të vazhdojë të fryej nga verilindja 2-8m/s. /Telegrafi/