Site icon Telegrafi

Mësoi se i kishte vdekur nëna, futbollisti i Montpellier nuk ndalet duke qarë në fushë

Issiaga Sylla ka marrë një nga lajmet më të rënda në jetën e tij, pasi nëna e tij ka humbur jetën.

Mbrojtësi anësorë mësoi se nëna e tij ka ndërruar jetë disa orë para se të fillonte ndeshja mes Nantes dhe skuadrës së tij Montpellier në udhëtim.

Megjithatë Sylla që është një titullar i rregullt vendosi të zbriste në fushë për ta luajtur këtë sfidë.

Por ajo që ka bërë xhiron e botës është pas përfundimit të ndeshjes, kur Sylla ka shpërthyer në lot dhe mundohej të qetësohej nga bashkëlojtarët.

Edhe klubi francez i ka qëndruar afër lojtarit duke publikuar një postim mbështetës për të, derisa nuk kanë munguar edhe mbështetja nga tifozët.

Sylla është marrë shembull për vendosmërinë që të luaj në një sfidë të rëndësishme përkundër dhimbjes së madhe që kishte.

29-vjeçari është një titullar i rregullt i Montpellier, ku këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje teksa ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version