Arsenalit i është refuzuar oferta prej 13 milionë eurosh për Umar Sadiq, mirëpo mediat raportojnë se Roma do ta shesë sulmuesin për dy milionë më shumë.
Talenti nigerian sapo ka mbushur 19 vjet dhe ka qenë sensacional në ekipin e të rinjve.
Atij i është mundësuar edhe debutimi në Serie A, ku ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje.
La Repubblica njofton se Roma e ka refuzuar ofertën e parë të Arsenalit (në vlerë prej 13 milionë eurosh), mirëpo Giallorossët janë të gatshëm ta shesin lojtarin nëse Topçinjtë ofrojnë 15 milionë euro.
Kjo shumë është pesë herë më e madhe se ajo që Roma pagoi për Sadiq kur e transferoi nga Spezia. /Telegrafi/