Site icon Telegrafi

Mësohet shuma e parave që ekipet shqiptare do të fitojnë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Pas kalimit të raundit të parë të Ligës së Konferencës, klubet shqiptare që kaluan tutje do të pasurohen ndjeshëm dhe ato janë plot tetë ekipe.  

Nën-kampioni i Kosovës, Drita, ekipet nga Shqipëria si Partizani, Laçi, Vllaznia dhe Shkupi nga Maqedonia e Veriut do të marrim nga 350 mijë euro të tjera pas kalimit të raundit të parë.

Klubet që morën pjesë në raundin e parë morën fillimisht nga 200 mijë euro të cilat vinë si shkak i pjesëmarrjes së tyre në Ligën e Konferencës.

Lexo po ashtu Drita fiton edhe në Podgoricë, kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku e pret Feyenordi

Në total, shuma e fitimeve të këtyre klubeve shqiptare shkon në 550 mijë euro nga pjesëmarrja dhe kalimin i raundit të parë.

Në anën tjetër, ekipet kampione shqiptare si Prishtina, Teuta dhe Shkëndija do të fitojnë edhe më shumë.

Lexo po ashtu Vllaznia bën mrekullinë ndaj Sirok Brijeg, kalojnë tutje edhe Partizani dhe Laçi

Këto ekipe kanë kaluar shifrën mbi 1 milion euro, pasi aty futet bonusi nga UEFA si ekip kampion, por edhe nga 100 mijë euro ekstra për eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Nëse këto klubet kalojnë raundin e dytë të Ligës së Konferencës atëherë në arkat e tyre do të shtohen edhe nga 650 mijë euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version