Vedat Muriqi kishte pësuar një lëndim në sfidën mes Kosovës dhe Izraelit të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat minimal 1-0 falë golit të Rashicës.
Po zhvillohej minuta e 66-të e takimit kur Muriqi filloi të çalonte në fushë duke bërë që përzgjedhësi Primozh Gliha, të inkuadrojë në vend të tij Elbasan Rashanin.
Pas i është nënshtruar testeve mjekësore, klubi i Mallorcës ka njoftuar se Muriqi ka pësuar një lëndim në pulpin e këmbës së majtë.
Klubi spanjoll tha se Muriqi mbetet në dyshim për ndeshjen që do ta zhvillojnë ndaj Atletico Madridit të shtunën më 25 nëntor në udhëtim, teksa nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të rikthehet në fushë.
Kujtojmë se La Liga pranoi kërkesën e Mallorcës për shtyerje të ndeshjes me Cadizin, pikërisht për shkakun se nuk mund të llogarisnin në shërbimet e Muriqit.
Tashmë ka një datë se kur do zhvillohet kjo ndeshje dhe La Liga ka vendosur që ky takim të luhet të mërkurën e 29 nëntorit.
Vedat Muriqi është lideri i ekipit të Mallorcas këtë sezon teksa ka shënuar katër gola në ligë së bashku me Abdon Prats.
Kësisoj sulmuesi prizrenas, do t’i humbas edhe dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, ndaj Zvicrës në udhëtim dhe ndaj Bjellorusisë në ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/