Site icon Telegrafi

Mësohet se si Interi e ruajti Periscin, nerazzurrët kanë fituar shumë me shitjen e disa lojtarëve të panevojshëm

MILAN, ITALY - OCTOBER 24: Ivan Perisic of FC Internazionale Milano looks on during the Serie A match between FC Internazionale and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on October 24, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi ka zbuluar shifrat dhe bilancet dhe kështu mësohet se si Interi u ka bërë ballë ofertave të Manchester United për Ivan Perisic.

Nerazzurrëve iu kanë dashur 35 milionë euro për tu barazuar me Financial Fair Play, dhe këtë e kanë arritur.

Djajtë e Kuq duke e ditur shifrën e 35 milionë eurove që iu nevojiteshin Interit, ofronte fillimisht këtë shifër, por pastaj e rriti deri në 55 milionë euro.

Gianluca Carpari u shit te Sampdoria për 15 milionë euro, por profiti ishte 9.3 milionë euro, Juan Jesus u shit për 6.8 milionë euro te Roma.

Lexo po ashtu Mbrojtjet më të mira të Evropës, skuadra e vogël spanjolle Leganes lë pas të gjitha

Fabio Guelfi u largua drejt Atlantas për 6 milionë euro, por profiti ishte 4.8 milionë euro.

Pastaj nga shitjet e Cristiano Biraghit dhe Diego Laxaltit, klubi përfitoi 9 milionë euro.

Lexo po ashtu Interi zyrtarizon shumat e transferimeve -Gabigol u pagua shumë shtrenjtë, mësohen edhe çmimet e paguara për Joao Marion, Candrevan dhe Gagliardinin

Pastaj edhe shitjet e Ever Banegas, Andreë Gravillon, Federico Dimarco, Senna Miangue dhe Daniel Bessa e dërguan shifrën në total te 35 milionë eurot.

Këtu nuk janë përfshirë bilancat e gushtit duke i përfshirë edhe blerjet e Dalbet, Borja Valero, Milan Skriniar dhe Matias Vecino. /Telegrafi/

Exit mobile version