Gleison Bremer iu nënshtrua një raundi testesh mjekësore me Juventusin sot, të cilat konfirmuan një lëndim të kofshës.
Qendërmbrojtësi 25-vjeçar brazilian u detyrua të largohej në minutën e 51-të të Derby della Mole kundër Torinos të shtunën, duke e lënë klubin të shqetësuar pasi ai çaloi jashtë fushës.
Bremer ishte një ardhje kyçe për Juventusin në verë dhe ka performuar mirë që nga ardhja e tij, duke treguar disa nga cilësitë e tij mbrojtëse.
Siç njoftoi Juventusi, testet mjekësore të kryera sot konfirmuan se Bremer ka pësuar një lëndim të shkallës së ulët në bicepsin femoral të kofshës së majtë, një lëndim që do ta mbajë jashtë fushës për rreth 20 ditë.
Lëndimi e përjashton Bremerin nga ndeshjet e ardhshme kundër Empolit, Benficas, Lecces dhe Paris Saint-Germainit. Ai do të shpresojë të rikuperohet në kohë për Derby d’Italia kundër Interit më 6 nëntor.
Bremer ka startuar në të gjitha ndeshjet e Juventusit përveç njërit këtë sezon dhe lëndimi i tij do të jetë një goditje për Massimiliano Allegrin. /Telegrafi/
Juventus, lesione al bicipite femorale per Bremer: 20 giorni di stop per il brasiliano https://t.co/shiYScDIac
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) October 17, 2022