Site icon Telegrafi

Mësohet se sa do të jetë jashtë fushe Fagioli për bastëvënie të paligjshme

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli do të dënohet me 7 muaj, raporton Sky Sport.

Vendimi i miratuar nga Prokuroria e Torinos për bastet në platforma të paligjshme – do të shpallet së shpejti.

Hetuesit kanë skanuar qasjet, të dhënat dhe transaksionet dhe Fagioli është shfaqur si një nga bastvënësit.

Lexo po ashtu Jo vetëm Fagioli, nën hetime raportohet se janë edhe Tonali e Zaniolo për bastëvënie të paligjshme

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) thuhet të jetë në dijeni të situatës që prej datës 30 gusht.

Neni 24 i Kodit të Drejtësisë Sportive pretendon se futbollistëve profesionistë u ndalohet të luajnë baste në ‘ngjarjet zyrtare të organizuara nga FIGC, UEFA dhe FIFA’ dhe ‘nuk mund të vendosin ose të pranojnë baste, drejtpërdrejt ose tërthorazi’.

Ai po ashtu pritet të gjobitet edhe me një shumë mbi 50 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version