Telegrafi

Mësohet se sa do të fitojë Sancho te Manchester United

Sky Sport e quan si të përfunduar kalimin e Jadon Sanchos te Manchester United.

Borussia Dortmundi është pajtuar që të shesë lojtarin te Djajtë e Kuq, derisa do të fitojnë 120 milionë euro.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Sancho tashmë është pajtuar me kushtet e ofruar nga Manchester United.

Anësori anglez do të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin e Ligës Premier me një pagë javore 250 mijë funte.

Sancho ishte cak edhe i Real Madridit, Juventusit e Liverpoolit, mirëpo duket se do të kalojë në Old Trafford në javën e ardhshme. /Telegrafi/