Javën e kaluar u duk se ish-trajneri i Interit, Antonio Conte ishte në prag të bëhet strategu i ri i Tottenham Hotspur.
Sidoqoftë, përpjekjet e kryetarit Daniel Levy për të sjellë një teknik të klasit botëror kanë dështuar me prishjen e bisedimeve.
Conte u largua nga Interi pas triumfit në Serie A, duke arritur të fitonte titullin për Nerazzurët pas afro dhjetë vitesh.
Sidoqoftë, nuk u realizua kalimi i tij te Spurs dhe tani detajet më të hollësishme se si u ndërprenë negociatat e Levy dhe Conte, dhe pse.
Sipas një artikulli të fundit nga The Athletic, kishte disa anëtarë të skuadrës së Spurs që kishin mësuar nga lojtarë të tjerë se Conte është një trajner jashtëzakonisht i kërkuar.
Është pohuar se skuadra e Spurs kishte rezerva për metodat e stërvitjes së Conte dhe mënyrën se si ai favorizonte lojtarët e ekipit të parë ndaj lojtarëve të akademisë.
Shqetësimet e skuadrës duket se përfundimisht kanë bindur Levyn që mos të arrij marrëveshje me italianin, që tani kërkon një aventurë të re. /Telegrafi/