Site icon Telegrafi

Mësohet saktë oferta e detajuar e Bayern Munich për Sadio Manen që e bëri Liverpoolin të çmendej

Liverpooli refuzoi edhe ofertën e dytë të Bayern Munich për Sadio Mane dhe tani kalimi i senegalezit në Mynih duket i ndërlikuar. 

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, fillimisht dërgoi një ofertë prej 25 milionë euro plus 5 milionë euro bonus dhe pas refuzimit nga Liverpool, bavarezët iu drejtuan me një taktike tjetër.

Ata dërguan një ofertë prej 62 milionë eurosh, por vetëm 27 ishin të garantuara.

Domethënë, Bayerni do t’i jepte Liverpoolit rreth 27 milionë për transferimin, ndërsa të kuqtë do t’i merrnin 35 milionë shtesë nëse Bayern Munich bëhet kampion i Evropës dhe Mane fiton Topin e Artë.

Drejtuesit e Liverpoolit e refuzuan ofertën dhe atë me inat, pasi ata besojnë se këto bonuse nuk do të plotësohen.

Liverpooli ia ka kërkuar Bayernit plot 50 milionë euro.

Nëse Salihamidzic do të rrisë ofertën dhe do t’i plotësojë kërkesat e Liverpoolit, mbetet të shihet në ditët në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version