Këngëtarja Era Istrefi arriti t’i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj në finalen e Kampionatit Botëror.
Ajo këndoi krahë Will Smith dhe Nicky Jam këngën përcjellëse të Kampionatit, “Live it up”.
Përveç interpretimit, Era u pëlqye edhe për dukjen e saj, të cilën ua kishte besuar stilistëve të “Louis Vuitton”.
Duke qenë se figurat publike përfliten për paraqitjet e tyre, shpesh në opinion interes zgjon edhe fakti se sa shpenzojnë ata për veshjet.
Për paraqitjen e saj në natën finale të kampionatit Botëror, Era duket të ketë shpenzuar gjithsej 505 euro.
Këngëtarja kosovare u shfaq e veshur në pantallona bronzi të kombinuar me një gjysmë xhupi të po të njëjtës ngjyrë.
Faqja “What they wearin” ka sjell në detaje se sa ka kushtuar secila pjesë e kostumit të saj.
Era këto ditë ka publikuar edhe klipin e ri “Prisoner”, të xhiruar në Xhamajka, teksa është pëlqyer dhe komplimentuar shumë për të kënduarën e saj në stilin reggae. /Telegrafi/