Gerard Pique thuhet se ka shprehur dëshirë për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale të klubit katalunas, Barcelona.
Gjatë ditës së premte u raportua për një pensionim të Piques nga futbolli i luajtur.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, pensionimi i mbrojtësit spanjoll pritet të bëhet në vitin 2020 atëherë kur Pique mbush 33 vjet.
Ky pensionim i Piques thuhet se vjen për të qenë i gatshëm për zgjedhjet presidenciale të klubit katalunas, Barcelona.
Presidenti aktual Jose Maria Bartomeu është në vitin e tij të fundit te Barcelona, ndërsa zgjedhjet e reja do të mbahen me 2021.
Në këto zgjedhje, Pique synon ta hedh kandidaturën dhe të fitojë garën për t’u bërë president i klubit nga Camp Nou.
Mediat zbulojnë edhe idenë dhe planin e kandidaturës së Piques për t’u bërë president, me trajnerë dhe drejtues të rinj.
Nëse Pique arrin të bëhen president i atëherë ai do të synojë të bëjë Xavin trajner të skuadrës me Andres Iniestan ndihmës-trajner dhe Carles Puyol drejtor sportiv apo sekretar teknik.
Një tjetër ide thuhet se është Javier Mascherano si ndihmës-trajner i Xavit dhe Iniesta trajner i Barcelona B. /Telegrafi/