Telegrafi

Mësohet orari i ndeshjes së barazhit, Dukagjini dhe Trepça ’89 luajnë të premten për një vend në Superligë

Dukagjini dhe Trepça ’89 janë dy skuadrat që do të kërkojnë një vend në Superligë nëpërmjet barazhit.

Skuadra mitrovicase e mbylli në vendin e tetë në Superligë, pozitë që i detyron të luajnë në barazh.

Në anën tjetër Dukagjini e mbylli në vendin e dytë në Grupin A, derisa në barazhin e Ligës së Parë mposhti Flamurtarin me rezultat 2-1.

Kësisoj dy skuadrat Dukagjini dhe Trepça ’89 do të kërkojnë një biletë për edicionin e ardhshëm në Superligë nëpërmjet barazhit.

Dy skuadrat do të përballen të premten me fillim nga ora 16:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet. /Telegrafi/