Dukagjini dhe Trepça ’89 janë dy skuadrat që do të kërkojnë një vend në Superligë nëpërmjet barazhit.
Skuadra mitrovicase e mbylli në vendin e tetë në Superligë, pozitë që i detyron të luajnë në barazh.
Në anën tjetër Dukagjini e mbylli në vendin e dytë në Grupin A, derisa në barazhin e Ligës së Parë mposhti Flamurtarin me rezultat 2-1.
Kësisoj dy skuadrat Dukagjini dhe Trepça ’89 do të kërkojnë një biletë për edicionin e ardhshëm në Superligë nëpërmjet barazhit.
Dy skuadrat do të përballen të premten me fillim nga ora 16:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet. /Telegrafi/