Telegrafi

Mësohet kur do të prezantohet Genesis G80, pritet të ketë fuqi të njëjtë si makina e fundit

Ashtu siç pritej, modeli G80 do të arrijë së shpejti

Derisa Genesis po e feston lansimin e makinës SUV GV80, zyrtare që iu pëlqejnë makinat sedan, që nga shtatori i viti të kaluar, kanë mbetur duke pritur se kur do të prezantohet G80, transmeton Telegrafi.

Tashmë është bërë e ditur, se ky model do të arrijë gjatë muajit që vjen, ndërsa mësua edhe kapaciteti që do të ketë nën kapak.

Në G80 do të jetë motori i njëjtë sikur në SUV, me 2.5 dhe 35 litra V8, që do të thotë se do ta ketë kapacitetin e njëjtë sa makina e fundit, që është shumë e fuqishme.

Lansimi i makinës SUV me këtë kapacitet, ka mundësuar të testohet nga shoferët e zakonshëm, gjë që tregoi se është shumë e dëshirueshme prej tyre.

Sipas burimeve të sigurta, mësohet se Genesis do të prezantohet gjatë vitit që vjen, ndërsa deri në fund të vitit edhe mund të lansohet për shitje.

Derisa Geneva Motor Show, mund të jetë aktiviteti kur do ta shohim së pari, ky prodhues korean mund të gjejë edhe ndonjë organizim privat, që ta shfaqë sa më afër dhe më mirë. /Telegrafi/