Nesër në Colmar të Francës pritet të mbahet seanca ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Indeksonline, mëson se seanca gjyqësore nda tij do të mbahet në ora 14:00.
Ndryshe, lideri i AAK-së gjatë ditës së sotme ka thënë se nesër kjo gjykatë mund të mos marrë vendim për lirimin e tij. Por, ai porosit mbështetësit që të jenë të qetë, meqenëse e drejta është plotësisht në anën e tij.
Kreu i AAK-së, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari, kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, fton qytetarët dhe ata që besojnë në të që të mos shqetësohen pasi thotë se beson në të drejtën e tij. Ndërkaq, ai është shprehur i qartë se nuk e njeh juridiksionin serb mbi të.