Site icon Telegrafi

Mësohet kundërshtari i Feronikelit nëse eliminohet nga Liga e Kampionëve

Është hedhur shorti për Ligën e Evropës, i cili lidhet edhe me Ligën e Kampionëve.

Feronikeli tashmë ka njohur kundërshtarin e radhës në rast se dështon në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.

Drenasit nëse nuk arrijnë të kalojnë skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln, atëherë do të kenë punë me një skuadër armene ose suedeze.

Feronikeli (Foto: FFK)

Bëhet fjalë për humbësin e duelit mes Arat Armenia dhe AIK-ut, ku kjo e fundit është e njohur në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërkohë, partizani në rast eliminimit nga Liga e Kampionëve do të përballen me humbësin e çiftit Sheriff-Saburtalo.

Shkëndija në rast se dështon të kalojë ndaj Nome Kaljus në Champions, do të jetë në rrethin e dytë të Ligës së Evropës, ku do të përballet me humbësen e çiftit Dudelange/Valleta. /Telegrafi/

Exit mobile version