Site icon Telegrafi

Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane 

Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në Xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë.

Xhudistja nga Kosova ka marrë dy fitore të jashtëzakonshme në dy meçet e para.

Fillimisht Krasniqi arriti të marr një fitore me ippon ndaj xhudistes nga Indonezia, Maryam March Maharani e vlefshme për 52 kilogramë për vetëm 39 sekonda.

Ndërkohë në çerekfinale Krasniqi fitoi sërish me ippon ndaj xhudistes nga Izraeli, Gafen Primo.

Në gjysmëfinale Distria do të përballet me xhudisten italiane Odette Giuffrida me fillim nga ora 16:00.

Gjysmëfinlja tjetër është mes Diyora Keldiyorova dhe Amandine Buchard.

Në këtë kategori në repesazh janë Mascha Ballhaus e Larissa Pimenta si dhe dueli tjetër Gefen Primo dhe Reka Pupp/Telegrafi/ 

 

Exit mobile version