Shkëndija do të ketë punën me gjigantin evropian, Milanin në fazën e play offit të Europa Leagues.
Klubi Rossoner arriti që të kualifikohej ashtu si Shkëndija, kurse tash në rrethin e fundit kualifikues ato do të përballen me njëra-tjetrën.
Misioni i vështirë për Shkëndijën nisë më 17 gusht në Strumicë ku do të zhvillohet ndeshja e parë. Tetovarët nuk luajnë në Shkup pasi Vardari e do ta shfrytëzoj stadiumin për duelin ndaj Fenerbahçes që zhvillohet në po të njëjtën ditë.
Ndeshja e dytë kthyese zhvillohet më 24 gusht në San Siro të Milanos.
Skuadra që arrin të ketë rezultatin më të mirë na këto dy ndeshje siguron plasmanin në fazën e grupeve të garës së dytë më prestigjioze të futbollit evropian. /Telegrafi/