Telegrafi

Mësohet identiteti i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit

Sipas burimeve të “Alsat” rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur 4.7 km në veriperëndim të Majës së Selanikut, në trekëndëshin mes Makedonski Brod, rajonin e SPB-Shkup dhe SPB-Veles.

Ndërkohë mësohet edhe identiteti i viktimave, bëhet fjalë për Boshnakov Angelov Georgi i lindur në vitin 1970, Boshnakova Georgiva Gergana e lindur në vitin 2005, Boshnakova Georgieva Biljana e lindur në vitin 2005 dhe Boshnakova KornajevaTzoneva Kalina e lindur në vitin 1972, që të gjithë nga Republika e Bullgarisë./Alsat/

*Foto Arkiv